Dy persona janë arrestuar në Serbi nën dyshimin për spiunazh, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë Prokuroria e Lartë Publike në Jagodinë, në Serbinë qendrore. Prokuroria tha se dy gra janë arrestuar “nën dyshimin e bazuar” se kanë mbledhur dhe përcjellë në mënyrë të paautorizuar të dhëna lidhur me pjesëtarë aktivë të Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit (BIA), si dhe për angazhimin e tyre.
Në përgjigje thuhet se të dyja të arrestuarat janë shtetase të Serbisë. Njëra prej tyre ka vendbanim në Jagodinë, ndërsa tjetra në zonën e Gjilanit në Kosovë.
“Pas marrjes në pyetje të të dyshuarave, Prokuroria do të propozojë caktimin e paraburgimit për të dyja të dyshuarat”, thuhet në përgjigje
Gjithashtu, thuhet se urdhri për nisjen e hetimeve ende nuk është nxjerrë, për shkak të së cilës, në këtë fazë të procedurës, nuk është e mundur të jepen më shumë informacione.
