Një person dyshohet se u ka dërguar mesazhe me përmbajtje kërcënuese familjarëve të tij. Viktima ka kërkuar urdhër mbrojtës.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur në Vushtrri dhe u iniciua si “Dhunë në familje” dhe “Kanosje”.
“Vushtrri / 21.08.2026 – 18:40. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar u ka dërguar mesazhe me përmbajtje kërcënuese viktimave kosovare. Palët janë sjellë në stacion policor, ku pas inicimit të rastit viktima ka kërkuar urdhër mbrojtës. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia.
