Policia e Kosovës ka identifikuar në një zonë malore në Vushtrri një automjet që ishte raportuar i vjedhur në Prizren rreth pesë muaj më parë.
Sipas raportit të Policisë, automjeti u identifikua nga njësitet policore gjatë realizimit të detyrave për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.
Pas verifikimit të të dhënave, është konstatuar se vetura ishte raportuar e vjedhur në Prizren.




