Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, sot me datë 24.06.2026 ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar L.B., nga Belgjika për në Kosovë.
I dyshuarit ishte arrestuar nga autoritetet e Belgjikës pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.
Ai pas ekstradimit, iu është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë rajoni i Prizreni për vazhdim me procedurat tjera ligjore.
