Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Një muaj paraburgim për pesë të arrestuarit në aksionin “Rikthimi”, ku u sekuestruan mbi 37 kilogramë heroinë

GD
Gazeta Demos5 nëntor 2026 në 16:43
Një muaj paraburgim për pesë të arrestuarit në aksionin “Rikthimi”, ku u sekuestruan mbi 37 kilogramë heroinë

Gjykata Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti Special, ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj pesë personave të arrestuar në kuadër të operacionit “Rikthimi”, ku u sekuestruan mbi 37 kilogramë substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë.

Vendimi është marrë të enjten, më 5 nëntor 2026, pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe mbajtjes së seancës dëgjimore në Pallatin e Drejtësisë

Njoftimi i plotë:

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurve I.S., F.S., A.C., A.E. dhe V.S., për shkak të veprës penale Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 277 par. 1 dhe 2, lidhur me veprën penale Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë të pandehurve, duke caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditësh, për secilin.

Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate, pasi ekziston rrezik real që nëse të pandehurit lihen në liri, të njëjtit mund të pengojnë zhvillimin normal të procedurës penale, t’i shmangen ndjekjes penale dhe të bëhen të paarritshëm për organet e drejtësisë. Ky vlerësim mbështetet në faktin se disa prej të pandehurve janë shtetas të Turqisë dhe Maqedonisë Veriore, andaj ekziston rreziku konkret që të pandehurit, me qëllim të shmangies së ndjekjes penale, të arratisen.

Po ashtu Gjykata vlerësoj se nëse të pandehurit lihen në liri, ekziston rreziku që të njëjtit të ndikojnë në prova dhe në dëshmitarë dhe të përsërisin veprat e njëjta apo të kryejnë vepra tjera penale.

Kundër këtij aktvendimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë

pesëparaburgimitrikthimi

Të ngjashme

Pesë kadetë të FSK-së diplomohen në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen Ushtrisë së Kosovës

Pesë kadetë të FSK-së diplomohen në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen Ushtrisë së Kosovës

11:30

Më shumë nga Lajme

  • 17:06Dita e nëntë e protestës, bllokohet rruga para stacionit policor
  • 17:05Alarm për higjienën në shkollën “Ismail Qemali”, Këshilli i prindërve: Mos i dërgoni fëmijët në mësim…
  • 17:01Specialja thotë se “së shpejti” publikohet aktgjykimi i plotë ndaj ish-krerëve të UÇK-së
  • 16:57Mbi 6,500 qytetarë vaksinohen kundër gripit sezonal në Prishtinë
  • 16:54Çitaku takon ambasadorin britanik, diskutojnë edhe për procesin në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së