Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Një muaj para shpalljes së aktgjykimit në Hagë, Bajrami: Lufta e UÇK-së ishte luftë për lirinë e Kosovës

GD
Gazeta Demos16 gusht 2026 në 15:38
Një muaj para shpalljes së aktgjykimit në Hagë, Bajrami: Lufta e UÇK-së ishte luftë për lirinë e Kosovës

Një muaj para shpalljes së aktgjykimit në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, profesor i së drejtës kushtetuese, Arsim Bajrami, ka reaguar përmes një postimi, duke vlerësuar se procesi ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit ka rëndësi të jashtëzakonshme juridike, politike dhe historike për Kosovën.

Bajrami ka shprehur shqetësime lidhur me kohëzgjatjen e paraburgimit dhe procesit gjyqësor, si dhe mënyrën e zhvillimit të tij.

lg.php.gif

“Si profesor i së drejtës kushtetuese dhe jurist, besoj se ky proces ka qenë në kundërshtim me standardet më të larta të shtetit të së drejtës, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe të parimeve universale të një gjykimi të drejtë”, ka shkruar Bajrami.

Ai ka theksuar se përtej aspektit juridik, procesi prek edhe mënyrën se si lufta e UÇK-së do të interpretohet në kujtesën ndërkombëtare dhe në historinë e Kosovës.

“Për këtë arsye, duhet të jemi të qartë dhe të vendosur: lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte luftë çlirimtare dhe luftë për lirinë e Kosovës”, ka deklaruar ai.

Sipas Bajramit, UÇK-ja veproi në rrethana të represionit të rëndë të regjimit të Slobodan Millosheviqit ndaj shqiptarëve të Kosovës.

lg.php.gif

“UÇK-ja nuk e krijoi konfliktin në Kosovë. Konflikti ishte rezultat i politikës represive dhe diskriminuese të regjimit serb ndaj Kosovës”, ka shkruar ai.

Bajrami ka kritikuar çdo përpjekje që, sipas tij, synon shkëputjen e luftës së Kosovës nga konteksti i saj historik.

“Prandaj, çdo përpjekje për ta rishkruar historinë e Kosovës duke e paraqitur luftën çlirimtare si një projekt kriminal, apo duke e barazuar atë me politikën shtetërore të represionit dhe dhunës së regjimit të Millosheviqit, duhet të kundërshtohet me argumente historike, juridike, politike dhe akademike”, ka thënë ai.

Ai ka theksuar se një aktgjykim nuk mund ta përcaktojë i vetëm historinë e Kosovës.

“Një proces gjyqësor nuk mund ta zëvendësojë historinë. Historia e Kosovës nuk fillon me një aktakuzë dhe nuk përfundon me një aktgjykim”, ka shkruar Bajrami.

Sipas tij, pavarësisht vendimit të Gjykatës Speciale, ai nuk duhet të përdoret për rishkrimin e historisë së Kosovës.

lg.php.gif

“Prandaj, çfarëdo që të jetë vendimi i Gjykatës Speciale, ai nuk duhet të shndërrohet në instrument për rishkrimin e historisë së Kosovës”, ka theksuar ai.

Bajrami ka bërë thirrje për unitet politik dhe shoqëror në këtë periudhë.

lg.php.gif

“Mund të kemi pikëpamje të ndryshme për qeveritë, partitë dhe politikat publike. Por përballë përpjekjeve për deformimin e historisë së Kosovës duhet të kemi një qëndrim të përbashkët”, ka shkruar ai.

Në fund, Bajrami ka thënë se pret që Gjykata Speciale të marrë një vendim të drejtë dhe ka shprehur shpresën se aktgjykimi do të jetë lirues.

“Unë dua të besoj se Gjykata Speciale do të japë një vendim të drejtë, të mbështetur në ligj dhe në standardet më të larta të drejtësisë. Shpresoj që vendimi të jetë lirues dhe që ky proces i gjatë të përfundojë me një rezultat që do t’u japë fund shumë prej dilemave dhe akuzave që për vite kanë rënduar mbi Kosovën dhe mbi historinë e saj të luftës çlirimtare”, ka deklaruar Bajrami.

Ai ka përfunduar me thirrjen për unitet, duke theksuar: “Por, cilido qoftë vendimi, Kosova duhet të mbetet e bashkuar.”

kosovësbajramilufta

Të ngjashme

Kusari-Lila: Ditë e rëndë për Kosovën

Kusari-Lila: Ditë e rëndë për Kosovën

13:44
Avokati i Thaçit: Po të isha deputet, do t’ia tërhiqja mbështetjen Speciales qysh nesër

Avokati i Thaçit: Po të isha deputet, do t’ia tërhiqja mbështetjen Speciales qysh nesër

13:39
Daut Haradinaj: Kosova duhet të marr masa të menjëhershme për mënyrën se si është sjellë kjo gjykatë politike ndaj atyre që luftuan për lirinë e Kosovës

Daut Haradinaj: Kosova duhet të marr masa të menjëhershme për mënyrën se si është sjellë kjo gjykatë politike ndaj atyre që luftuan për lirinë e Kosovës

13:10
LDK: Asnjë aktgjykim, as ky i sotmi, nuk mund ta zhbëjë të vërtetën historike

LDK: Asnjë aktgjykim, as ky i sotmi, nuk mund ta zhbëjë të vërtetën historike

12:58

Më shumë nga Lajme

  • 14:07Arrestime në Hagë, policia holandeze i përdor edhe qentë kundër protestuesve shqiptarë
  • 14:06Çitaku: Hashimi me shokë, me qëndrimin e tyre dinjitoz na e kujtuan sa të pathyeshëm janë
  • 13:55Bahtiri: Kërkoj urgjentisht të mblidhet Kuvendi
  • 13:53Ali Ahmeti: Vendimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është i padrejtë dhe zhgënjyes
  • 13:50Tërnava: Asnjë aktgjykim nuk mund ta ndryshojë të vërtetën e luftës së Kosovës!