Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Një i mitur godet me thikë bashkëmoshatarin e tij në Suharekë

GD
Gazeta Demos23 korrik 2026 në 19:57
Një i mitur godet me thikë bashkëmoshatarin e tij në Suharekë

Pasditen e së enjtes është raportuar se në një lokal në Suharekë, pas një fjalosjeje ndërmjet dy të miturve, njëri prej tyre ka nxjerrë një thikë dhe ka goditur tjetrin, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili bëri të ditur se personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencë dhe, sipas mjekëve, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, Policia ka reaguar duke dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacionin policor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e Sektorit të Hetimeve të Stacionit Policor në Suharekë, së bashku me njësinë e forenzikës, me qëllim të grumbullimit të provave materiale dhe sigurimit të dëshmive.

Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të këtij incidenti.

Më shumë nga Lajme

  • 17:43Paralajmëron Adriatik Kelmendi: Kjo datë do të mbetet në histori si dita e zezë
  • 17:39Merret vendimi zyrtar për vazhdimin e seancës konstituive
  • 17:22‘Ethet e Nilit’, konfirmohet rasti i parë i virusit në Kosovë
  • 17:09Zyrtari i VV-së i reagon ashpër LDK-së: Oferta e Kurtit është më e lartë se sa fuqia që ju dha elektorati
  • 17:05Kurti shfaq gatishmëri t’i shkojë në Gjakovë, Gjini e refuzon ” s’shoh asnjë nevojë”- detaje nga komunikimi i tyre