Një person i mitur është gjetur pa shenja jete në fshatin Palabardh të Gjakovës.
Rastin e ka konfirmuar Vlera Krasniqi, zyrtare për informim në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë.
Sipas policisë: “Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën se një person(mashkull i mitur) është gjetur pa shenja jete në fshatin Palabardh të Gjakovës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të policisë, si dhe ekipi mjekësor, me ç’rast mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në koordinim me prokurorin, është iniciuar rasti ‘Hetim i vdekjes’.”
