Në fshatin Radeshë të Komunës së Dragashit është shfaqur mbrëmë një ari. Në pamjet e publikuara nga një medie lokale ariu shihet duke kërkuar për ushqim në disa konteinerë të mbeturinave.
Kohëve të fundit janë shpeshtuar rastet kur arinjët shihen në afërsi të fshatrave, sidomos në zonën e Sharrit.
PAMJE: Ariu shfaqet në Dragash
