Një person i moshës 56-vjeçare është gjetur pa shenja jete mesditën e së martës në një fshat të Skenderajt, afër vendbanimit të tij.
Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të vdekjes.
Sipas njoftimit zyrtar, policia në Skenderaj ka pranuar informatën rreth orës 12:40 dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipin emergjent të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF). Me të arritur në vendngjarje, mjeku kujdestar ka konfirmuar se viktima (mashkull, 56 vjeç) ishte pa shenja jete.
