Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka publikuar një fotografi në shoqërinë e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe nënkryetarit të Kuvendit, Kujtim Shalës. Fotografisë Quni i ka vendosur mbishkrimin: “Lumiri me Shaljan”.
Publikimi i kësaj fotografie vjen në një periudhë kur brenda LDK-së janë shfaqur përplasje lidhur me marrëveshjen e arritur mes LDK-së dhe LVV-së për propozimin për Bekim Sejdiun për president të Kosovës.
