Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Osmani vlerëson lart kontributin e kolonel Krasniqit në ndërtimin e strukturave ushtarake

GD
Gazeta Demos20 shtator 2026 në 15:25
Osmani vlerëson lart kontributin e kolonel Krasniqit në ndërtimin e strukturave ushtarake

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar kolonelin Ahmet Krasniqi në përvjetorin e vrasjes së tij, duke kërkuar drejtësi për vrasjen dhe duke vlerësuar kontributin e tij në ndërtimin e strukturave ushtarake të Kosovës.

Në një reagim të publikuar me këtë rast, Osmani ka thënë se Krasniqi ishte një ushtarak që jetën dhe dijen e tij ia kushtoi Kosovës dhe lirisë së saj.

“Koloneli ishte ndër ata burra që, në ditët më të vështira, nuk u tërhoqën para përgjegjësisë historike”, ka shkruar Osmani, duke theksuar se ai punoi për ndërtimin e strukturave ushtarake që do ta mbronin popullin dhe idealin e lirisë.

Ajo ka kujtuar se Krasniqi u vra në një periudhë kur, sipas saj, Kosova kishte më shumë se kurrë nevojë për njerëz të përkushtuar ndaj saj.

Ajo theksoi se vrasja e tij nuk e vrau idealin për të cilin ai kishte jetuar, ndërsa Kosovën e lirë dhe shtetin e saj i ka cilësuar si dëshminë se sakrifica e Krasniqit nuk ishte e kotë.

Në reagimin e saj, ish-presidentja ka kërkuar gjithashtu drejtësi për vrasjen e kolonelit.

“Një shtet që respekton të rënët e vet nuk pajtohet kurrë me heshtjen për vrasjet e tyre”, ka shkruar Osmani, duke shtuar se e vërteta dhe drejtësia janë detyrim ndaj historisë, familjes së Krasniqit dhe brezave të ardhshëm.

“Lavdi e përjetshme kolonel Ahmet Krasniqit”, ka përfunduar Osmani.

osmanikrasniqitndërtimin

Të ngjashme

Arbana Osmani i reagon Ori Nebijajt pasi tha se ishte e zhgënjyer prej saj

Arbana Osmani i reagon Ori Nebijajt pasi tha se ishte e zhgënjyer prej saj

17:52

Më shumë nga Lajme

  • 15:15Policia konfirmon rastin e kanosjes me armë në Ministrinë e Ekonomisë, një person shoqërohet në stacion
  • 15:14Parandalohet kontrabandimi i mallrave në Vërmicë, doganierët zbuluan pjesë për automjete
  • 15:14"Jo 171, por as 17", Zemaj i kundërpërgjigjet Kurtit për mjekët nga diaspora
  • 15:02Djali i Donika Kadaj-Bujupit kërcënohet me revole në Ministrinë e Ekonomisë: Ma vendosi në kokë
  • 15:02Shiroka Pula pret ambasadorin Rudolph, vlerësohet roli i diasporës në Gjermani