Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Nis zbatimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Italisë për eliminimin e tatimit të dyfishtë

GD
Gazeta Demos19 mars 2026 në 11:09
Nis zbatimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Italisë për eliminimin e tatimit të dyfishtë

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se ka filluar zbatimi i Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Italisë për eliminimin e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit dhe shmangies tatimore në fushën e tatimit në të ardhura.

Sipas njoftimit, kjo marrëveshje synon të avancojë marrëdhëniet ekonomike ndërmjet dy vendeve dhe të forcojë bashkëpunimin në çështjet tatimore.

“Përmes saj mundësohet eliminimi i barrës së tatimit të dyfishtë për individët dhe bizneset, duke kontribuar në krijimin e një mjedisi më të favorshëm për investime dhe aktivitete ekonomike”, thuhet në njoftimin.

Marrëveshja adreson edhe parandalimin e evazionit dhe shmangies tatimor, duke kufizuar përdorimin e skemave që çojnë në mos-deklarim apo deklarim jo të saktë.

“Në kuadër të saj përcaktohen qartë personat e mbuluar dhe mënyra e trajtimit të të ardhurave për qëllime tatimore. Marrëveshja zbatohet për personat rezidentë të njërit apo të të dy shteteve kontraktuese dhe trajton të ardhurat që burojnë përmes subjekteve apo aranzhimeve të ndryshme, në përputhje me legjislacionin përkatës të secilit shtet. Gjithashtu, marrëveshja siguron respektimin e të drejtave tatimore të shteteve kontraktuese, duke përcaktuar rastet kur përfitimet nga kjo marrëveshje mund të aplikohen”, thuhet në njoftim.

Kosova ka aktualisht ka në fuqi gjithsej 22 marrëveshje për eliminimin e tatimit të dyfishtë me shtete të ndryshme.

ATK

Më shumë nga Lajme

  • 13:49Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve
  • 13:45Pesë persona humbin jetën pas shembjes së minierës në Turqi
  • 13:41Trump mbledh në Shtëpinë e Bardhë drejtuesit e gjigantëve të teknologjisë
  • 13:06“Hyra me dhunë në skenë”, Nasim Haradinaj tregon si e mori dje fjalën në marsh
  • 13:03Bashkëshortja e Vuçiq poston foton me Trump: Ia vlente të prisje 10 ditë