Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Nis seanca gjyqësore për Jozin dhe shoferin e tij, prokuroria kërkon “arrest me burg”

GD
Gazeta Demos9 shtator 2026 në 10:37
Nis seanca gjyqësore për Jozin dhe shoferin e tij, prokuroria kërkon “arrest me burg”

Ka nisur në gjykatë seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj këngëtarit Jozefin Marku dhe shoferit të tij, Kristjan Nikolli, të arrestuar pas dhunës ndaj Eduard Kuçit. Prokuroria ka kërkuar masën “arrest me burg” për të dy të arrestuarit.

Seanca pritet të përcaktojë masën e sigurisë ndaj Markut dhe Nikollit, ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë për të zbardhur rrethanat dhe rolin e secilit prej personave të përfshirë, raporton Top Channel.

Në kuadër të hetimit, Prokuroria po verifikon edhe përdorimin e simboleve të Policisë së Shtetit, ndërsa është kërkuar një akt-ekspertim për të përcaktuar nëse Eduard Kuçi ka pësuar dëmtime trupore si pasojë e sulmit.

Ndërkohë, Kuçi është shpallur në kërkim policor për akuzën e moskallëzimit të krimit. Sipas hetimeve, ai nuk e ka denoncuar ngjarjen në polici, duke e përshkruar fillimisht si një konflikt të thjeshtë të shkaktuar nga bllokimi i rrugës me automjet.

Më pas, gjatë verifikimeve të kryera nga policia, rasti është trajtuar si ngjarje penale dhe ndaj Kuçit është ngritur akuza për moskallëzim krimi.

Mbrojtja e Jozefin Markut pritet të fokusohet, ndër të tjera, edhe te fakti që personi i sulmuar nuk ka bërë kallëzim për ngjarjen. Gjykata do të vendosë në vijim për masën e sigurisë ndaj dy të arrestuarve.

seancaprokuroriandaj

Të ngjashme

Mbyllet për publikun seanca në Apel për rastin e Liridona Ademajt

Mbyllet për publikun seanca në Apel për rastin e Liridona Ademajt

11:28
Gashi-Hamdiu rrëfen për kallëzimin penal ndaj ish-kryeshefit të KOSTT-it pas poshtërimit seksual ndaj saj

Gashi-Hamdiu rrëfen për kallëzimin penal ndaj ish-kryeshefit të KOSTT-it pas poshtërimit seksual ndaj saj

22:33
Marta Kos ia bën të qartë Serbisë: S’ka përparim drejt BE’së pa sanksione ndaj Rusisë

Marta Kos ia bën të qartë Serbisë: S’ka përparim drejt BE’së pa sanksione ndaj Rusisë

16:48
Aktakuzë ndaj tre personave që sulmuan ekipin e Klan Kosovës: I goditën me grushte, tentuan t’i shkatërronin provat

Aktakuzë ndaj tre personave që sulmuan ekipin e Klan Kosovës: I goditën me grushte, tentuan t’i shkatërronin provat

10:02

Më shumë nga Lajme

  • 12:41“Si ndihesh pas vrasjes së Arlindës?”, s'flet togeri Faruk Muçolli: Jam zënë, s'kam të drejtë të prononcohem
  • 12:39Rasti i Arlindës, Kryeprokurori rekomandon suspendimin e Vuçetajt dhe Gacaferrit
  • 12:14Shiroka-Pula takon Prattipatin, diskutohet koordinimi, bashkëpunimi e avancimi i pozitës së Kosovës
  • 12:14Policia arreston dy të dyshuar për “Masakrën e Padalishtës”
  • 12:07“Nuk të pranoj më”- IPK nis hetimet për trajtimin policor të rasteve të raportuara nga Arlinda Zekaj