Në sheshin “Skëndërbej” në Tiranë ka filluar të mbahet protesta për ish-krerët e UÇK-së që mbahen në qeli në Hagë.
Qindra qytetarë shkuan nga Kosova drejt Tiranës me autobusë e makina.
Protestës iu bashkuan edhe figura të rëndësishme si Ali Ahmeti, Përparim Rama, Lutfi Haziri, Daut Haradinaj.
