Në këtë mbledhje pritet që të zyrtarizohen kandidatët për kryetarë të Komunave për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Pas kësaj mbledhje, pritet që kreu i LDK-së të dal për konferencë para mediave.
Deri tani, disa nga kandidatët për kryetarë komunash nga LDK vetëm se janë zyrtarizuar.
LDK pret që në këto zgjedhje të zgjeroj përkrahjen e qytetarëve për ta edhe në komuna të tjera jashtë atyre që kanë fituar në zgjedhjet e kaluara. LDK është partia e dytë nga komunat që udhëheq ndërsa e treta me rezultatet në zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit.
LDK udhëheq me 9 komuna duke përfshirë kryeqytetin e Kosovës Prishtinën, Pejën, Fushë Kosovën, Lipjanin, Istogun, Vitinë, Dragashin, Junikun dhe Obiliqin.