“GAZETADEMOS” ka nisur Maratonën Zgjedhore me një mbulim të gjerë i cili do të zgjasë deri të dielën pas mesnate.
Gjatë kësaj kohe, publiku do ta ketë mundësinë që të informohet për çdo zhvillim nga procesi zgjedhor i nesërm.
Nga nisja e procesit të votimit e deri në publikimin e rezultateve të para, gjithçka që lidhet me zgjedhjet e 12 tetorit, por jo vetëm, do të mund ta ndiqni ekskluzivisht në web-faqen e GAZETADEMOS, dhe në rrjetet sociale.
