Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Nis gjykimi në mungesë ndaj 53 të akuzuarve për Masakrën e Mejës dhe krimet në Gjakovë

GD
Gazeta Demos25 shtator 2026 në 09:14
Nis gjykimi në mungesë ndaj 53 të akuzuarve për Masakrën e Mejës dhe krimet në Gjakovë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur seanca ndaj 53 të akuzuarve për Masakrën e Mejës dhe krimet në fshatrat përreth rajonit të Gjakovës.

Seanca e kalur për këtë rast ishte shtyer për shkak të mungesës së tre avokatve.

Ashtu si në seancat e kaluara, asnjëri nga 53 të akuzuarit nuk është i pranishëm në sallën e gjyqit. Gjykimi ndaj tyre zhvillohet në mungesë, ndërsa të akuzuarit përfaqësohen nga avokatët e tyre.

Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte mbajtur seancën e parë fillestare për këtë rast më 16 qershor 2025. Në atë seancë, gjyqtarja Violeta Namani-Hajra kishte deklaruar se gjykata nuk kishte informacion për vendndodhjen e të akuzuarve, ndërsa prokurori Ilir Morina kishte bërë të ditur se për ta ishte lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar.

Krimi në Mejë dhe fshatrat përreth ka ndodhur në prill të vitit 1999, ku, sipas të dhënave të përfshira në aktakuzë, u vranë qindra civilë shqiptarë të Kosovës. Trupat e viktimave u gjetën më pas në tetë varreza masive në Batajnicë të Serbisë.

Aktakuza është ngritur në dhjetor të vitit 2023 dhe është plotësuar në prill të vitit 2024. Ajo përfshin 53 persona, ndërsa njëri prej të akuzuarve kryesorë është Momir Stojanoviq, ish-shef i Departamentit për Siguri në Komandën e Korpusit të Prishtinës, i cili ka qenë edhe drejtor i Agjencisë Ushtarake dhe të Sigurimit të Serbisë.

Në mesin e të akuzuarve janë edhe Franko Simatoviq “Frenki”, komandant i Njësisë për Operacione Speciale (JSO), Sreten Çamoviq, ish-shef i Sigurisë, Verolub Zhivkoviq, ish-shef i Shtabit të Korpusit të Prishtinës, Illija Todorov, ish-komandant i Brigadës së 63-të Parashutiste, dhe Dragan Zhivanoviq, ish-komandant i Brigadës së 52-të Raketore të Artilerisë.

Sipas aktakuzës, secili prej të pandehurve dyshohet se ka pasur rol të caktuar në organizimin dhe koordinimin e forcave nën komandën e tij. Aksioni, sipas aktakuzës, ka nisur më 27 prill 1999 dhe ka përfunduar më 29 prill 1999.

Sipas hetimeve të përfshira në aktakuzë, në Mejë janë vrarë 270 civilë, ndërsa 13 persona vazhdojnë të figurojnë si të pagjetur. Në Korenicë janë vrarë 64 civilë dhe dy janë të pagjetur, ndërsa viktima dhe persona të pagjetur janë raportuar edhe në Pacaj, Dobrosh, Rracaj, Nec, Ramoc dhe Bishtazhin.Në aktakuzë përshkruhet gjithashtu dëbimi sistematik i banorëve të kësaj zone nga shtëpitë e tyre, plaçkitja dhe djegia e pasurisë, si dhe dhuna fizike dhe kërcënimet ndaj civilëve.

Sipas aktakuzës, kolonat e të dëbuarve ishin të detyruara të kalonin nëpër pika kontrolli në Mejë, Korenicë dhe Orizë, ku forcat serbe dyshohet se ndanë shumë burra nga kolonat dhe i vranë. Të tjerëve, sipas aktakuzës, iu morën dokumentet e identifikimit, paratë dhe sendet me vlerë, para se të detyroheshin të vazhdonin drejt Shqipërisë.

Aktakuza i përfshin këto veprime nën veprat penale të vrasjes, dëbimit të popullsisë civile, plaçkitjes dhe shkatërrimit të pasurisë, të cilat, sipas aktakuzës, në kohën e kryerjes ishin të parashikuara me legjislacionin vendor të Jugosllavisë së atëhershme. EO

akuzuarvendajgjykimi

Të ngjashme

Rama reagon pas arrestit shtëpiak ndaj Vlora Hysenit: Askush nuk është mbi ligjin

Rama reagon pas arrestit shtëpiak ndaj Vlora Hysenit: Askush nuk është mbi ligjin

22:57
Kosova triumfon ndaj Irlandës, Muriqi vendos ndeshjen në minutat e fundit

Kosova triumfon ndaj Irlandës, Muriqi vendos ndeshjen në minutat e fundit

22:36
MURIQIIIIII: Kosova në epërsi ndaj Irlandës

MURIQIIIIII: Kosova në epërsi ndaj Irlandës

22:28
Kosova po luan ndaj Irlandës, ky është reagimi i Amir Rrahmanit

Kosova po luan ndaj Irlandës, ky është reagimi i Amir Rrahmanit

21:49

Më shumë nga Lajme

  • 10:02Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së dhe Haga, flet ish-këshilltari i Trump për Sigurinë
  • 09:44Osmani takon ish-komandantin suprem të NATO-s, Wesley Clark - falënderon mërgatën në ShBA për kontributin në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës
  • 09:41Policia me aksion në Gjilan – sekuestrohen armë, qindra fishekë dhe para të gatshme
  • 09:17PDK-ja mbledh sot këshillin drejtues të partisë
  • 09:12Kapet me marihuanë një person në Vërmicë, iu gjetë në çantën e krahut