Ish-këshilltari i Trump për Sigurinë Kombëtare, John Bolton, është shprehur për shkrirjen e Gjykatës Speciale, duke deklaruar se proceset ndaj ish-krerëve të UÇK-së kanë një element të rëndë politik.
Në një intervistë për emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Bolton e cilësoi institucionin të paligjshëm, ndërsa ngriti shqetësime për mungesën e mbikëqyrjes dhe pasojat që mund të ketë kjo për drejtësinë.
Ai argumentoi se një zgjidhje më e përshtatshme do të ishte që vetë shtetet, përfshirë Kosovën dhe Serbinë, të hetonin dhe të gjykonin ish-liderët e tyre përmes sistemeve të pavarura të drejtësisë.
“Pikëpamja ime është që këto gjyqe kanë patur një element të rëndë politik dhe nuk është një pyetje abstrakte për të kërkuar drejtësi, për çdo kënd që është i përfshirë në konflikt. Pikëpamja ime për një kohë të gjatë ka qenë është që nëse e merr këtë si shembull, që ilaçi më i mirë për ato lloj sjellje nga ish-drejtuesit, në rastin e Serbisë, është që të bëjnë ata vendimin për të hetuar dhe dënuar ish-liderët e tyre, po ashtu me Kosovën, për të përfunduar konfliktin dhe çfarë do që palët duhet të vënë mbrapa shpatullave të tyre, për të kërkuar atë drejtësi, që vetëm një tribunal i pavarur mund ta bëjë, mendoj që nuk është e duhura.
Të shkuarën me të harruarën, nuk besoj se është forma e duhur, por duhet të arrijë një kohë, kur kjo është e vetmja mënyrë si mund ta bësh. Më e mira është të shikojmë drejt së ardhmesh, dhe kjo mund të jetë përgjigjja e duhur, nuk po e paragjykoj por mendoj se nëse inkurajon pjekurinë politike, duke patur vendet që të gjykojnë vet ish-liderët e tyre, nëse kanë bërë gjënë e duhur, apo kanë bërë gabime nga një trup që është e pavarur, nuk kemi për ta parë asnjëherë fundin”, tha Bolton.




