Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Kader Kiçaj, sot ka qenë e pranishme në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku ka ndjekur nga afër ndeshjen e Kombëtares së Kosovës ndaj Izraelit, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Ndeshja përfundoi me barazim, ndërsa Kaderi ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa fotografi nga stadiumi.

Ajo është shfaqur mjaft elegante, duke tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj.