Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Nis gjykimi ndaj 53 të akuzuarve për masakrën e Mejës

GD
Gazeta Demos16 qershor 2025 në 12:01
Nis gjykimi ndaj 53 të akuzuarve për masakrën e Mejës

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur gjykimi në mungesë ndaj 53 të akuzuarve për masakrën e Mejës.

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seanca e parë gjyqësore për 53 personat të cilët po gjykohen në mungesë, lidhur me masakrën e Mejes, për një nga krimet më të rënda të luftës në Kosovës ku u vranë e u masakruam nga forcat serbe 370 civil shqiptarë shumica prej tyre burra e djem.

Në sallë prezent janë 53 avokatë të caktuar sipas detyrës zyrtare për 53 të akuzuarit.

Aktakuza për kë rast është ngritur me 8 dhjetor 2023. Të gjithë personat akuzohen në mungesë.

Që nga 2018-a janë ngritur 33 aktakuza për krime lufte kundër 89 personave, shumica nga të cilët dyshohen për përfshirje në masakrën e Mejës.

Gjatë luftës së dy dekadave më parë, rreth 13.500 vetë u vranë e rreth një milionë u dëbuan nga shtëpitë e tyre. Shumica dërrmuese e viktimave janë shqiptarë.

Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, për këto dhe krimet e tjera, deri më tani janë dënuar gjithsej 72 persona. Prej tyre, 38 janë shqiptarë, dhe 34 pjesëtarë të forcave serbe.

Më shumë nga Lajme

  • 09:59Mbi 1 mijë çifte kosovare u shkurorëzuan brenda 9 muajve, korriku prin me raste
  • 09:47Von Cramon përshëndet vendimin e Listës së Studentëve për të mos bashkëpunuar me Listën Serbe
  • 09:34Aksident trafiku në rrugën Pejë-Radavc, përplasen dy vetura-njëra përfundon jashtë rrugës
  • 08:56KSHZ konfirmon fitoren e Arkin Jahijit në Bërvenicë – Mbi 200 vota dallim
  • 08:56Dy gra viktima të shkeljes së urdhrave mbrojtës, arrestohen dy të dyshuar