Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Ngrihet aktakuzë ndaj gruas në Pejë: Premtoi lopë, sera dhe termine për viza – përfitoi mbi 11 mijë €

GD
Gazeta Demos27 korrik 2026 në 14:28
Ngrihet aktakuzë ndaj gruas në Pejë: Premtoi lopë, sera dhe termine për viza – përfitoi mbi 11 mijë €

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurës me inicialet Gj.M , për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në vazhdimësi ka kryer veprën penale “Mashtrimi”.

Në njoftim thuhet se, sipas aktakuzës, e pandehura në periudha të ndryshme kohore gjatë viteve 2022-2024, përmes paraqitjes së rreme të fakteve dhe duke u prezantuar si përfaqësuese e një organizate joqeveritare, ka mashtruar një numër të konsiderueshëm qytetarësh duke u premtuar përfitimin e donacioneve, përfshirë krerë gjedhësh, sera bujqësore dhe ndërmjetësim për sigurimin e termineve për viza, në këmbim të pagesave të ndryshme.

Me këto veprime e pandehura dyshohet se ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme shumën e përgjithshme prej 11 mijë e 650 euro.

“Prokurori i Shtetit, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Pejë që, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të pandehurën Gj.M ta shpallë fajtore për veprën penale që i vihet në barrë dhe ta dënojë sipas ligjit”, thuhet në njoftim

Më shumë nga Lajme

  • 11:34Hoti: Qeveria Kurti nuk e realizoi asnjë premtim të saj, nuk i kreu as projektet e trashëguara
  • 11:33KRU “Prishtina”: Ndërprerja e rrymës lë pa ujë disa zona
  • 10:57Në veturë iu gjetën mbi gjysmë kilogrami marihuanë, arrestohet një person në Prishtinë
  • 10:56Dëshmitarja e mbrojtjes: Maria Clara ishte e vetëdijshme dhe komunikonte pas rënies nga kati i gjashtë
  • 10:25Fyen policët, pastaj i kanos gjatë rrugës për në stacion, arrestohen dy persona