Një ngjarje e rëndë është raportuar sot në mëngjes në komunën e Zubin Potokut. Rreth orës 07:20, policia është njoftuar përmes telefonit se një grua është mbytur në kanalin e ujit Ibër Lepenc, në fshatin Jasenovik i Poshtëm.
Menjëherë pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë patrulluese, hetuesit dhe zjarrfikësit, të cilët nisën kërkimet për viktimën.
Rreth orës 07:55, patrulla policore ka arritur të lokalizojë trupin e pajetë të gruas, rreth 3–4 kilometra larg vendit ku dyshohej se kishte ndodhur rënia, afër stacionit policor të Zubin Potokut.
Viktima është identifikuar si Radmila Trifunovic, e lindur më 1965, ndërsa mjekët e Shtëpisë së Shëndetit që dolën në vendngjarje konstatuan vdekjen e saj.
