Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Nga vapa përvëluese në rrebeshe, stuhi dhe ulje temperaturash deri në 16°C brenda 48 orëve

GD
Gazeta Demos7 korrik 2025 në 22:55
Nga vapa përvëluese në rrebeshe, stuhi dhe ulje temperaturash deri në 16°C brenda 48 orëve

Të mërkurën pritet të depërtojnë masa të ftohta dhe të fuqishme ajrore nga veriperëndimi i kontinentit, duke i dhënë fund valës së të nxehtit.

Këto masa të ftohta do të përshkojnë fillimisht Evropën Qendrore, Ballkanin veriperëndimor dhe pjesë të Evropës Lindore – veçanërisht veriun e Italisë, Slloveninë, Kroacinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Hungarinë, Sllovakinë, Poloninë, gjysmën e Ukrainës dhe Rumaninë – ku priten rrebeshe shiu, shkarkesa të fuqishme rrufesh dhe, në momente të caktuara, erëra me forcë uraganike deri në 130 km/h.

Tek ne, masat e nxehta do të vazhdojnë të jenë të pranishme gjatë ditës së martë. Megjithatë, si pasojë e afrimit të sistemeve aktive të stuhive nga veriperëndimi i kontinentit, të martën priten vranësira më të shpeshta, të cilat gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes mund të gjenerojnë rrebeshe lokale shiu dhe shkarkesa rrufesh. Po ashtu, priten edhe erëra mjaft të forta, me shpejtësi deri në 70 km/h.

Nga dita e mërkurë, pritet të depërtojë një front i ftohtë dhe i fuqishëm, i cili do të sjellë shtim të vranësirave, rrebeshe lokale shiu, si dhe ulje të theksueshme të temperaturave – për të paktën 20°C.

Edhe dita e enjte do të mbetet nën ndikimin e këtyre masave të ftohta, me mot që do të karakterizohet nga vranësira të shpeshta dhe intervale me diell. Temperaturat do të mbesin të ulëta për këtë periudhë, ndërsa në disa zona mund të ketë reshje të izoluara shiu.

Nga e premtja, masat e ftohta do të fillojnë të dobësohen gradualisht, ndërkohë që vranësirat e pjesshme do të mbesin të pranishme. Temperaturat do të shënojnë ngritje, por do të mbeten nën 30°C.

Fundjava parashikohet me mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta, veçanërisht të shtunën. Temperaturat do të vazhdojnë të rriten, duke arritur deri në 32°C.

Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme dhe, në momente të caktuara – veçanërisht të martën – pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20 deri në 70 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 19°C, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 36°C.

Vlerat më të larta pritet të regjistrohen në fillim të kësaj jave, ndërsa më të ulëtat të mërkurën dhe të enjten. /MeteoKosova

Moti

Më shumë nga Lajme

  • 00:37Kriza institucionale, Hamza nuk përjashton protestat
  • 23:43Takimet me Kurtin, Haziri: Sa herë që ftohemi, do të takohemi
  • 23:40Haziri për mbylljen e derës së sallës së Kuvendit: Ky veprim është frikë
  • 23:33Haziri: LDK kërkoi seancë sonte deri në mesnatë për të ruajtur afatet kushtetuese
  • 23:20Nrecaj: Nëse nuk ka konstituim të Kuvendit deri në mesnatë, vendi mund të hyjë në krizë të paprecedentë