Sot feston ditëlindjen Gjeneralmajorja Irfete Spahiu, një nga figurat më të respektuara dhe më të rëndësishme në historinë moderne të institucioneve të sigurisë së Kosovës.
Rrugëtimi i saj jetësor dhe profesional është i lidhur ngushtë me vet historinë e Kosovës — nga periudha e luftës çlirimtare, deri te ndërtimi dhe forcimi i institucioneve shtetërore të sigurisë.
Gjeneralmajorja Irfete Spahiu ishte pjesëtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në periudhën më të vështirë për vendin, duke kontribuar me përkushtim dhe vendosmëri në rrugën drejt lirisë së Kosovës. Pas luftës, ajo vazhdoi shërbimin në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, duke qenë pjesë e brezit që punoi për organizimin dhe konsolidimin e strukturave të sigurisë në vitet e para të shtetformimit.
