Këshilltarja e presidentes Vjosa Osmani, Meliza Haradinaj i ka reaguar ashpër Shkëlzen Gashit, autorit të ekspozitës për masakrat e cila pati pasaktësi të shumta.
Ajo me anë të një postimi në Facebook duke iu referuar një deklarate të Gashit dhënë tri javë më parë tha se populli i Kosovës nuk ka nevojë për siç tha “të vërtetat” e tij.
“Diskursi shpifës ndaj Presidentes Osmani tash e dy muaj nuk është debat politik. Nuk është përplasje argumentesh. Nuk është diskutim faktesh.Është diçka shumë më primitive: Kur s’mund ta mundësh një mendim politik e ta eklipsosh një zotësi diplomatike, përpiqesh ta linçosh me shpifje”.
“Merr disa copëza tregimesh. I nxjerr nga konteksti. I lidh me dyshime. I përsërit nonstop. Dhe propaganda përpiqet të duket si e vërtetë (për ata që nuk lexojnë brenda titujve konstatues)! Kjo do të mbetet në histori si një nga fushatat më të ulëta të linçimit politik që i është bërë një Presidenteje të Republikës së Kosovës. Do të mbahet mend momenti kur Vetëvendosja nga panika e frika e madhe, për t’i ikur fajësimit për qëndrimin kundër rizgjedhjes së Presidentes Osmani, për t’i ikur llogaridhënies ndaj votuesve për besëpremjen që VV bëri ndaj bashkëudhëtares së tyre politike, e poashtu edhe kundër zgjedhjes së një Presidenti tjetër me marrëveshje politike, filloi të ‘ndërtojë e shpërndajë insinuata e skema ogurzeza’ kundër asaj me të cilën fituan e u ngritën.Si ështe e mundur që pjesëmarrja në protestë në mbrojtje të UÇK-së quhet ‘tradhëti’ e ‘braktisje e Kurtit’?!”
Tri javë më parë, Shkëlzen Gashi, autor i ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, komentoi zhvillimet politike në Kosovë dhe veprimet e presidentes Vjosa Osmani.
