Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Nga mbi 16 vjet deri në 1 vit të dënuar me burg – realizohen tri ekstradime dhe një transferim i personave të kërkuar, detaje

GD
Gazeta Demos20 mars 2026 në 12:39
Nga mbi 16 vjet deri në 1 vit të dënuar me burg – realizohen tri ekstradime dhe një transferim i personave të kërkuar, detaje

Policia e Kosovës, dhe institucionet e drejtësisë, ka realizuar me sukses një transferim të një të dënuari nga Italia për në Kosovë dhe tri ekstradime nga vende të ndryshme drejt Kosovës.

Policia njofton se më datë 16.03.2026 është transferuar nga Italia për në Kosovë, shtetasi i Kosovës S.S., i dënuar në shtetin e Italian për vepra të rënda penale në fushën e narkotikë.

I njëjti pas transferimit i është dorëzuar Shërbimit korrektues të Kosovës për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit prej 16 vjet e 4 muaj burgim, pasi që një pjesë të dënimit e kishte vuajtur në shtetin Italian.

Tutje bëhet e ditur se më datë 18.03.2026 është ekstraduar nga Shqipëria për në Kosovë shtetasi kosovar. L.V., pasi që i njëjti kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë, i përfshirë në veprën penale ‘Legalizimi i përmbajtjes së rreme’ dhe se i njëjti i ishte shmangur drejtësisë.

Po ashtu, të njëjtën ditë është ekstraduar nga Gjermania në Kosovë shtetasi F.G., pasi që i njëjti kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë, i përfshirë në veprën penale ‘Grabitja’, i dënuar me burgim efektiv prej 1 viti burgim.

Pas ekstradimit të dyshuarit iu dorëzuan njësiteve përkatëse të policisë DHKEK-DRP Mitrovicë Jugu, përkatësisht rajonit të Prizrenit.

Më datën 19.03.2026 është ekstraduar nga Gjermania në Kosovë shtetasi F.A., pasi që i njëjti kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë, i përfshire në veprën penale ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ dhe ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’.

Pas ekstradimit i dyshuari është dorëzuar tek njësia përkatëse policore nga DRP Mitrovica Jug për procedim te mëtutjeshëm.

Transferimi dhe ekstradimet u realizuan falë bashkëpunimit mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe shteteve partnere ndërkombëtare.

Më shumë nga Lajme

  • 21:37Vetura “Audi” përfundon në lum, humbin jetën tre adolshentë
  • 21:27Bedri Hamza i përgjigjet ambasadorit britanik pas deklaratave për verdiktin e Hagës: Ndërhyrje në drejtësi, ata janë të pafajshëm
  • 21:27“Këtu drejtësi nuk ka”, Hamza pyetet se a ndihet i tradhtuar bashkësia ndërkombëtare pas verdiktit të Speciales
  • 21:25Hamza: Nuk kishim asnjë informacion për verdiktin e 16 shtatorit, por kishim shqetësime për parregullsitë në Dhomat e Specializuara
  • 21:13Protesta vazhdon prej dy javësh, Haziri kërkon të procedohet Ligji për Specialen