Një tentativë për vjedhje me thyerje gjatë natës në Rovato të Italisë, përfundoi me arrestimin e një 32-vjeçari shqiptar të dyshuar për krimin, falë ndërhyrjes së karabinierëve.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4:30 të mëngjesit të 7 shkurtit, kur një patrullë nga Njësia e Chiari, duke kaluar përgjatë ‘Via Galdina’, vuri re një burrë të veshur tërësisht me të zeza dhe me fytyrë të mbuluar, duke u përpjekur të hapte me forcë derën e përparme të picerisë “Amici”.
Me të parë oficerët, burri u përpoq të ikte në këmbë, por karabinierët e kapën shpejt dhe e arrestuan pas një ndjekjeje të shkurtër.
