Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Nga Davosi, Kurti: Ne duhet të udhëheqim duke qenë shembull

GD
Gazeta Demos20 janar 2026 në 15:28
Nga Davosi, Kurti: Ne duhet të udhëheqim duke qenë shembull

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka folur për qeverisjen e tij të deritanishme dhe planet ekonomike, politike e gjeo-strategjike në udhëheqjen e ardhshme, në një bisedë bashkë me Rory Setwart OBE në `Shtëpinë e Kosovës` në kuadër të Forumit në Davos.

Rritja e kualitetit të shërbimeve, transparenca e proceseve e llogaridhënia qenë pretimet e Kurtit nga Davosi, teksa tha se ekziston një rezistencë e madhe te njerëzit që të mos kthehen te një sistem korruptiv politik.

“ Ne duhet të udhëheqim duke qenë shembull, asnjë por asnjë nga kabineti qeveritar nuk mund të kenë as imagjinatën më të vogël të punojnë në mënyrë korruptive. Kosova është shtet i monitoruar edhe nga ndërkombëtarët edhe nga sistemi ynë. Unë besoj që llogaridhënia do të jetë në nivel” , tha ai.

Kryeministri në detyrë deklaroi se politika e tyre të udhëheqjes u shtrinë kryesisht mbi politikat sociale, investimet kapitale e investimet ekonomike.

Kurti gjithashtu foli për bllokadën politike disa mujore në Kosovë, që çoi edhe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe solli rezultatin prej 51% të votave për LVV-në, shkruan RTK.

Kurti foli edhe për planet destabilizuese të Serbisë e Rusisë për Kosovën, duke specifikuar luftën hibride ruse gjatë fushatës së fundit zgjedhore. Ai tha se përgjigja më e mirë ndaj çdo sulmi shtetëror e hibrid është të paturit njerëzit më profesionistë në Agjencinë e Inteligjencës, në mënyrë që reagimi të jetë në nivel.

Më shumë nga Lajme

  • 23:41Ky është parashikimi i motit për nesër
  • 23:41Hoxhaj nga protesta: Një zë që nuk mund të shpërfillet – drejtësi për UÇK-në
  • 22:56Fotografi e rrallë e Bardhosh Gërvallës në demonstratën e vitit 1981 në Zvicër
  • 22:54Banorët e Grashticës së Prishtinës prej dy vitesh me rrugë të bllokuar
  • 22:51U.D presidentja merret me kryetarllëkun e PDK-së, Lushtaku: Ta kryen punën e vet, VV e ka përça popullin