Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka njoftuar se ka hyrë në fuqi Ligji i ri për shtetësi, i cili ua lehtëson bashkatdhetarëve procedurat për rifitimin e shtetësisë së Republikës së Kosovës.
Përmes një postimi, Gërvalla bëri të ditur se tashmë aplikimi për rifitimin e shtetësisë mund të bëhet online përmes platformës e-Kosova .
“Mirëmëngjesi me super lajmin që dje hyri në fuqi, Ligji i ri për shtetësi. Të dashur bashkëmërgimtarë, tashmë mund të aplikoni edhe online për rifitimin e shtetësisë së Republikës së Kosovës përmes platformës e-Kosova”, ka shkruar ajo.
Ajo theksoi se me ligjin e ri do të ketë më pak dokumente, më pak kohë pritjeje dhe procedura pa pagesë për qytetarët.
