Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Netanyahu: Ne po e dobësojmë regjimin për t’u dhënë iranianëve një shans ta rrëzojnë atë

GD
Gazeta Demos17 mars 2026 në 15:37
Netanyahu: Ne po e dobësojmë regjimin për t’u dhënë iranianëve një shans ta rrëzojnë atë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu reagoi të martën ndaj vrasjeve të pretenduara të figurave të larta iraniane gjatë natës — Ali Larijani, kreu i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, si dhe komandantit të forcave Basij të Iranit — duke deklaruar se Izraeli po “e dobëson këtë regjim me shpresën për t’i dhënë popullit iranian një mundësi ta rrëzojë atë.”

Në një video-mesazh të regjistruar paraprakisht, Netanyahu e përshkroi Larijanin si “shefin e Gardës Revolucionare — atë bandë huliganësh që në fakt drejton Iranin”.

Ai tha se komandanti i Basij, Gholamreza Soleimani, ishte “ndër ndihmësit e tyre, që përhapnin terror në rrugët e Teheranit dhe qyteteve të tjera në Iran kundër popullsisë së tyre”. Netanyahu gjithashtu zbuloi se kishte folur me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, një ditë më parë lidhur me bashkëpunimin me aleatët amerikanë në Gjirin Persik, shkruan CNN.

“Ne po i ndihmojmë miqtë tanë amerikanë në Gjirin Persik”, tha ai.

“Ka bashkëpunim midis forcave tona ajrore dhe detare, midis meje, Presidentit Trump dhe ekipit të tij. Ne do të ndihmojmë si përmes sulmeve indirekte — duke krijuar presion të madh ndaj regjimit iranian — ashtu edhe përmes operacioneve direkte”.

Ai përfundoi duke lënë të kuptohet për veprime të tjera: “Ka shumë surpriza të tjera përpara. Me një strategji të zgjuar do të zhvillojmë luftën. Nuk do t’i zbulojmë të gjitha strategjitë tona këtu, por siç thashë — ka shumë të tjera”.

Më shumë nga Lajme

  • 00:37Kriza institucionale, Hamza nuk përjashton protestat
  • 23:43Takimet me Kurtin, Haziri: Sa herë që ftohemi, do të takohemi
  • 23:40Haziri për mbylljen e derës së sallës së Kuvendit: Ky veprim është frikë
  • 23:33Haziri: LDK kërkoi seancë sonte deri në mesnatë për të ruajtur afatet kushtetuese
  • 23:20Nrecaj: Nëse nuk ka konstituim të Kuvendit deri në mesnatë, vendi mund të hyjë në krizë të paprecedentë