Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Nënshkruhet marrëveshja mes Ministrisë së Ekonomisë, KIESA dhe LuxDev për skemën e granteve për energji të pastër

GD
Gazeta Demos8 shtator 2025 në 19:15
Nënshkruhet marrëveshja mes Ministrisë së Ekonomisë, KIESA dhe LuxDev për skemën e granteve për energji të pastër

Nënshkruhet marrëveshja mes Ministrisë së Ekonomisë (ME), KIESA dhe LuxDev për Skemën e Granteve për Energji të Pastër që po zbatohet përmes projektit “Tranzicioni i energjisë dhe zbutja e klimës në Kosovë”.

Pjesëmarrës në këtë ceremoni ishin ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Rozeta Hajdari, Eric Dietz, ambasador i Luksemburgut në Kosovë, përfaqësues nga LuxDev, Agjencia e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor dhe sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Ekonomisë, Leonita Shabani-Mullarama.

Me këtë rast, ministrja Rizvanolli tha se me Skemën e Granteve për Energji të Pastër, po i japin bizneseve një mbështetje konkrete që do t’i ndihmojë të ulin kostot e energjisë, të rrisin konkurrencën dhe të përgatiten më mirë për tregun e liberalizuar.

Ndërsa, ministrja e MINT-it, Rozeta Hajdari tha se nga kjo skemë do të përfitojnë ndërmarrjet e mikro-të vogla dhe të mesme, me fokus ndërmarrjet më të prekura nga liberalizimi i tregut të energjisë.

Kurse, Eric Dietz, ambasador i Luksemburgut në Kosovë, tha se buxheti prej 1 milion eurove për energji të pastër, shënon një hap në përkushtimin e përbashkët për të avancuar tranzicionin e Kosovës në energji dhe po ashtu, rezistencën ndaj klimës.

Kjo skemë kap shifrën prej 1 milion euro dhe financohet nga Qeveria e Luksemburgut, dhe zbatohet nga LuxDev në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe KIESA-n.

Marrëveshja u nënshkrua nga përfaqësuesit e Ministrisë së Ekonomisë, KIESA-s dhe LuxDev.

Brenda kësaj skeme do të përkrahen bizneset në:

Skema e Granteve për Energji të Pastër do të ofrojë:

Të gjitha detajet mbi mënyrën e aplikimit, kriteret dhe afatet do të publikohen në:

Marreveshje

Më shumë nga Lajme

  • 13:41Kapiteni i FSK-së vlerësohet si i dalluar në kursin e Forcave Speciale në SHBA
  • 13:30“Hakmarrje e drejtpërdrejtë e Qeverisë ndaj AKK-së dhe Komunave të Kosovës”
  • 13:25Dëshmia e rëndë e ish të burgosurës në procesin ndaj gardianes Nadica Cepkenoviq
  • 12:54Evidentohen 10 raste të shkyçjeve ilegale nga ujësjellësi në tri zona të Prishtinës
  • 12:21Çmim rekord i naftës në Kosovë, arrin në 1.90 euro për litër