34-vjeçarja, Elzina Morina dhe djali i saj, Elon Morina, tre vjeç nga Deçani do të varrosen në varrezat e qytetit Laval të Kanadasë, më 15 qershor.
Është raportuar se ata vdiqën sot, ku fëmija kishte rënë në një pishinë, e më pas e ndjera kishte tentuar ta shpëtonte të birin e saj.
Shoqata Shqiptare Kosova-Montreal ka njoftuar se ceremonia e lutjeve dhe nderimit do të mbahet të shtunën, në xhaminë e quajtur “Balkan Muslim Community”, në ora 13:00.
