Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Nëna e Astrit Deharit: Prokuroria nuk ka punë me Vetëvendosjen, Astriti u vra në burg

GD
Gazeta Demos5 nëntor 2025 në 12:24
Nëna e Astrit Deharit: Prokuroria nuk ka punë me Vetëvendosjen, Astriti u vra në burg

Në nëntë vjetorin e vdekjes së djalit të tyre, Xhemile e Avni Dehari kërkojnë drejtësi për Astritin.

Prindërit e Astrit Deharit pas homazheve tek varri i tyre që u bënë edhe nën shoqërim të kryeministrit në detyrë Albin Kurti e kryeparlamentarit Dimal Basha, kanë hedhur kritika ndaj sistemit të drejtësisë që nuk ka zbardhur rastin.

E nëna Xhemile Dehari u përgjigj kritikëve që pse Vetëvendosje nuk po bënë asgjë për rastin, pa çka ajo tha se Prokuroria nuk ka punë me Vetëvendosjen sepse sipas saj ai u vra në burgin në të cilin u mbyll për çështje politike.

“Për me u përgjigj ajo prokurori, nuk ka punë me Vetëvendosje. Astriti ka qenë anëtar i Vetëvendosjes. Astriti politikisht është mbyllur, është vrarë në burgun e Prizrenit. Sylë Hoxha, Nexhmi Krasniqi le të dalin e ta thonë, ndoshta u ka ardhur koha me dalë e me thënë të vërtetën, se çka kanë parë në Astritin. E jo neve me na kërku që nuk kemi qenë prezent. Por nëntë vite nuk është pak me prit. Duhet edhe ata prokurorët e rinj me ditë çka duhet të bëjnë tutje ”, ka deklaruar nëna e Deharit, Xhemilja.

Moszbardhjen e rastit, dyshime po ka edhe babai i Astrit Deharit i cili tha se mosfunksionaliteti i drejtësisë po bëhet ndoshta me qëllim për të mos hedhur dritë mbi vdekjen e djalit të tij.

“Kjo flet shumë për një sistem jofunksional të drejtësisë, dhe ky jofunksionalitet më shumë duket të jetë i qëllimshëm sesa i paqëllimshëm. Ne, si familje, por edhe në emër të të gjithë pjesëmarrësve këtu, kërkojmë që ky rast ta gjejë zgjidhjen dhe drejtësia të kthehet në binarët e duhur, sepse kjo flet për një njollë të keqe të drejtësisë në Republikën e Kosovës dhe nuk do të duhej të vazhdohej kështu. Uroj që për këtë rast dhe për të gjitha rastet në Kosovë, drejtësia ta thotë fjalën e vet”, tha Dehari.

Më shumë nga Lajme

  • 23:47Këto zona mbesin pa rrymë të premten, KEDS publikon orarin
  • 22:57Arben Mustafa: Nuk flasim për asnjë emër për president pa i dhënë rrugë projektligjit për Specialen
  • 22:55“Shuarja e Prokurorisë Speciale” Debat i zëshëm në KPK pasi Prokuroria Speciale vlerësohet me angazhimin më të dobët, ndryshe nga si e vlerësuan SHBA-të e Britania
  • 22:36Mirena për protestën: Kjo masë e njerëzve nuk kanë dalë me ngu kangë – duhet ultimatume
  • 22:17Nagavci: Me zgjedhjen e presidentit, mund të adresojmë strategjinë ndaj Hagës