Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Në qendër të Bujanocit shfaqen grafite me emër të kriminelit të luftës Ratko Mladiq

GD
Gazeta Demos6 shtator 2025 në 15:50
Në qendër të Bujanocit shfaqen grafite me emër të kriminelit të luftës Ratko Mladiq

Në qendër të Bujanocit janë shfaqur grafite me emrin e kriminelit të luftës, Ratko Mladiq. Ky veprim ka ngjallur reagime të forta, sidomos nga politikani nga Lugina e Preshevës, Ragmi Mustafi, i cili e ka cilësuar ngjarjen si të papranueshme dhe kërcënim serioz ndaj sigurisë dhe bashkëjetesës ndëretnike.

Mustafi, i cili është këshilltar i zëvendëskryeministrit në detyrë të Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se grafitet janë shfaqur publikisht në qendër të qytetit.

“Në një qytet me shumicë shqiptare, në vitin 2025, të shfaqet publikisht emri i gjeneralit të dënuar për gjenocid në Srebrenicë, bashkë me simbole nacionaliste e urrejtëse, është dëshmi e qartë e rrënimit të sigurisë publike dhe mosndëshkimit institucional. Në gusht, u thye billboard-i i Komandant Lleshit, një figurë e dashur për shqiptarët e Luginës, në përvjetorin e rënies së tij. Asnjë reagim nga autoritetet. As policore. As institucionale. Paraprakisht ishin shfaqë grafite me thirrje për vrasje të shqiptarëve dy herë tek Shtëpia e Shëndetit. Prapë heshtje. Sot, kemi këtë: “РАТКО МЛАДИЋ” me të kuqe në qendër të qytetit. E njohim mirë këtë stil: nacionalizëm, provokim dhe frikësim i qëllimshëm i shqiptarëve në vendin e tyre. ”, ka shkruar Mustafi në Facebook.

“Aty ku “multietniciteti” po ndërton realitetin e ri. Serbizimi sistematik i Bujanocit”, ka shtuar ai.

Sipas Mustafit, serbizimi i Bujanocit po realizohet përmes metodave të sofistikuara, e jo më përmes dhunës së hapur.

“Kjo nuk ndodh me dhunë të hapur, por me mjete më të sofistikuara. Me letra që shpifin kundër shqiptarëve, me emërime që përjashtojnë shqiptarët, me përjashtim të simboleve dhe figurave kombëtare shqiptare, me ndëshkim të atyre që guxojnë të flasin (P.S. A ju të APN-ës atë goblenin tem, keni me lyp. Veç vonë keni me kuptu fatkeqësisht. ”, ka shkruar Mustafi.

Postimi i plotë:

Më shumë nga Lajme

  • 23:41Berisha: Rinia është e bindur në pafajësinë e krereve të UÇK-së, duhet ta bëjmë luftën ligjore
  • 23:35Deklaratat e ndryshuara të Gërvallës s’mbetën pa pasoja, koha kur u morën si referencë për ta mbajtur në burg Selimin
  • 23:30Moti të dielën: Temperaturat deri në 19°C
  • 23:22“Moska ta ndalë luftën”, kryediplomati gjerman e telefonon homologun e Ukrainës menjëherë pas takimit me Lavrov
  • 23:12Mijëra qytetarë në protestën e 11-të në Prishtinë, Vlora Çitaku: Sonte, çdo ditë e çdo natë, UÇK