Për të garantuar siguri më të lartë në rrugët që lidhin Kosovën me Shqipërinë, policitë e të dy vendeve kanë paralajmëruar kontrolle të shtuara, përdorim të radarëve statikë dhe penalizim për çdo shkelës të rregullave në trafik.
Komandanti i Autostradës në Policinë e Kosovës, Ismail Fejzullahu, paralajmëroi se do të ketë kontrolle të shtuara dhe përdorim të radarëve statikë përgjatë rrugëve kryesore që lidhin Kosovën me Shqipërinë. Ai bëri të ditur se çdo shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor do të regjistrohet dhe do të ndëshkohet sipas ligjit.
“Qytetarët e Kosovës vetëm kanë filluar ta kuptojnë se ka radar statik, dhe unë shfrytëzoj rastin të bëj apel që le të jenët të kujdesshëm, do të ketë radar statik të cilët mund të bëjnë incizimin e tyre, dhe kundërvajtjet e tyre regjistrohen direkt në sistemin tuaj që e përmenda e keni më të avancuar në regjistrimin e kundërvajtësve të shkelësve të ndryshëm”, tha Ismail Fejzullahu, komandant i trafikut në autostradë.