Ka ndërruar jetë Dr. Xhafer Morina, mjek specialist i mjekësisë interne, i cili ushtronte profesionin e tij në Klinë.
Lajmin e hidhur për ndarjen e tij nga jeta e kanë bërë të ditur familjarët përmes një njoftimi mortor.
Të njëjtit kanë njoftuar se për kohën dhe vendin e ceremonisë së varrimit do të japin informacione në vijim.
