Në Prishtinë po vazhdon edhe sonte protesta kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Kjo është nata e 14-të radhazi që qytetarë të shumtë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu”, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar se protestat do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Protestuesit po kërkojnë veprime konkrete nga institucionet e Kosovës ndaj vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë.

