Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Nasim Haradinaj rrëfen ditët në Hagë: Na trajtuan si njerëz të rrezikshëm, brohoritjet për UÇK-në na jepnin force

GD
Gazeta Demos10 shtator 2026 në 21:54
Nasim Haradinaj rrëfen ditët në Hagë: Na trajtuan si njerëz të rrezikshëm, brohoritjet për UÇK-në na jepnin force

“I kemi përshëndet me grusht, me ju dhan forcë, kemi fillu me këndu, bërtitshim UÇK”, u shpreh tutje ush komandanti i UÇK-së.

Brohoritjet dhe përshëndetjet që iu bënë porsa shkeli në qendrën e paraburgimit në Hagë, nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, Nasim Haradinaj thotë se nuk do t’i harroj kurrë.

Teksa kujton shtatorin e vitit 2020, Haradinaj rrëfen se ishte pikërisht ky momenti, kur e kuptoi se edhe katërshja drejtuese e UÇK-së, tashmë ishte transferuar në Hagë.

“I pari ka dalë baca Jakup, masandej ka dalë Hashimi edhe Rexha edhe Kadri Veseli, të gjithë na kanë përshëndetë edhe ata na kanë tregu se po mbahen të fortë, kështu që e bëmë një kontakt dhe tregum që edhe këtu duhet të vazhdojmë luftën”, ka thënë Haradinaj, shkruan Teve1.

Ditët e para, Haradinaj rrëfen se në Sheveningen të Hagës, gardianët i trajtuan si njerëz të rrezikshëm.

“Kur kemi bisedu me rojet në fillim, rojet na kanë shpjegu, nuk po ua them emrin sepse mund të kenë masa ata atje, ne jemi përgatit dy muaj përpara si me ju pritë, qysh janë të rrezikshëm, por janë intelektualë, vijnë mjekë, janë kirurgë, të gjithë kanë qenë të përgatitun që do të shkojnë për njerëz që kanë bo transplant të organeve”, ka deklaruar tutje Haradinaj.

Gardianët që kishin sjelle të mirë ndaj tyre, ai kujton se përballeshin me masa nga institucioni.

“Si staf ndoshta do të ishin sjell shumë më mirë nëse gjykata nuk do të ishte shumë rigoroz me ta, dikush nga ta aty raportonte atje, beso që merrshin masa edhe ndaj tyre, i largojshin nga aty, i qojshin në reparte të tjera, ju jepshin vërejtje”, theksoj Haradinaj.

Por, pavarësisht se ndodheshin prapa grilave, që të gjithë gjenin mënyra për ta ruajtur atmosferën dhe për të shënuar festat.

Në burg, Haradinaj tregon se festuan pavarësinë, ditëlindjet e njëri-tjetrit e madje shtruan edhe darka.

“Ne në pjesën tonë dhe brenda mundësive, ne festat i kemi festu, bile edhe ditëlindjet e njëri-tjetrit i kemi festu, bile kemi festu e qujke Hysi ditëlindje ditën kur u plagosë, por brenda orarëve që ishin aty dhe ne e kemi humb shëtitjen me pas një orë më shumë dhe ne gjithmonë kemi festu”, shtoj tutje Haradinaj.

E për procesin gjyqësor, Haradinaj ka kritika të shumta.

“Kjo gjykatë ka ndërtu, e ka maru dëshmitar, e ka mësu çka me folë dëshmitari, duke e joshë dhe duke i premtu mbajtje sekret informatat e tij” ka deklaruar Haradinaj.

Vet Haradinaj qëndroi për rreth katër vite në burgun e Hagës. Tash thotë se po e pret 16 shtatorin, ditën kur pritet shpallja e aktgjykimit për katërshen e UÇK-së.

Për rezultatin, ai përgjigjet shkurt.

“Unë pres që ata të lirohen”, përfundoj Haradinaj.

haradinajrrëfenhagë

Të ngjashme

Haradinaj: Po të mos e donte LVV-ja Listën Serbe në Kuvend, s’do e votonin në KQZ

Haradinaj: Po të mos e donte LVV-ja Listën Serbe në Kuvend, s’do e votonin në KQZ

21:35
“Kurti para dy dite e ka marrë njoftimin për vendimin në Hagë”, ja kush e thotë

Miftaraj: Kurti para dy dite e ka marrë njoftimin për vendimin në Hagë

20:42
“Liria ka Emër” me thirrje: Diaspora të bashkohet në Hagë më 15 dhe 16 shtator

“Liria ka Emër” me thirrje: Diaspora të bashkohet në Hagë më 15 dhe 16 shtator

18:58
Haradinaj: Besoj se katër çlirimtarët do kthehen në Kosovë

Haradinaj: Besoj se katër çlirimtarët do kthehen në Kosovë

07:33

Më shumë nga Lajme

  • 23:08Thaçi para vendimit: Prokuroria tha se gjoja i mashtrova ndërkombëtarët, diplomatë të respektuar erdhën si dëshmitarë
  • 23:05Thaçi për Ramën: I jam mirënjohës nga zemra, pres një gjykim të pandikuar nga askush
  • 22:48Hashim Thaçi për Gjykatën Speciale: E shmangëm Rusinë, sot po paguaj çmimin në lëkurën time
  • 22:48KFOR dhe institucionet e Kosovës inspektojnë deponinë e eksplozivëve në Gllarevë
  • 22:39Dafina Zeqiri i bashkohet thirrjes për Marshin për Liri: Më 12 shtator, të gjithë në Prishtinë