Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar ashpër pas publikimit të artikullit të Dimal Bashës të botuar në vitin 2012 ku akuzonte UÇK-në.
Mustafa në një prononcim për GazetaBlic, thotë se përveç shkarkimit të Bashës, janë edhe shumë persona tjerë që duhet të shkarkohen si ata që e propozuan, ata që e votuan dhe ata që e uruan, duke theksuar se në të kundërtën duhet pranuar se “ky shtet është kriminal, i çliruar dhe i ngritur nga kriminelët dhe drogagjijtë”.
Tutje ai shton se edhe në këtë rast duhet ta ruajm dinjitetin e shtetit tonë dhe atyre që luftuan, punuan dhe u flijuan për lirinë që e gëzojmë.
