Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Isa Mustafa mbron 6 deputetët e LDK-së: Konsensusi nuk e zëvendëson Kushtetutën

GD
Gazeta Demos2 shtator 2026 në 21:08
Mustafa: “Konsensus pa konsensus, kritere pa kritere, VV po bën lojëra me LDK-në”

Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka komentuar qëndrimin e gjashtë deputetëve të kësaj partie, të cilët nuk e kanë mbështetur Bekim Sejdiun për president të vendit.

Në një intervistë për IndeksOnline, Mustafa ka rikujtuar mënyrën se si LDK-ja e zhvilloi fushatën në zgjedhjet e fundit parlamentare, duke theksuar se, sipas tij, gara për Kuvend u orientua edhe drejt zgjedhjes së presidentit.

“Nëse i referohemi memories, LDK në zgjedhjet e fundit, fushatën për zgjedhje parlamentare e shndërroi në atë për zgjedhje të presidentes, e cila pa qenë në LDK u kurorëzua në prijse të listës!?”, ka deklaruar Mustafa.

Ai ka thënë se Vetëvendosje nuk e kishte pranuar një qasje të tillë, ndërsa qytetarët, sipas tij, nuk ishin pyetur për një ndryshim të tillë të fokusit të zgjedhjeve.

Mustafa ka theksuar se zgjedhjet parlamentare kanë për qëllim zgjedhjen e Kuvendit dhe se më pas janë institucionet kushtetuese ato që ndjekin procedurat për formimin e qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit.

“VV nuk e pranoi këtë “marifet” ndërkaq askush nuk i pyeti qytetarët për konvertim të emrit. Zgjedhjet parlamentare bëhen për Kuvend. Dhe, pastaj Kuvendi e zgjedh qeverinë dhe presidentin.”, ka thënë ai.

Sipas ish-kryetarit të LDK-së, procesi i zgjedhjes së presidentit nuk mund të zhvillohet jashtë kornizës së përcaktuar me Kushtetutë dhe ligje. Ai ka përmendur rregullat që lidhen me procedurat, kriteret dhe afatet.

Në këtë kontekst, Mustafa ka mbështetur qëndrimin e disa deputetëve të LDK-së, duke thënë se ata kanë pasur arsye të mos pajtohen me një marrëveshje që, sipas tij, nuk ka pasur konsensus të mirëfilltë.

“Disa deputet të njohur, me merita për LDK -në dhe zhvillimin demokratik dhe ekonomik të Kosovës, me të drejtë nuk u pajtuan me marrëveshjen për konsesus pa konsesus; për kritere pa kritere.”, është shprehur Mustafa.

Ai ka kritikuar gjithashtu tendencën për ta bërë LDK-në përgjegjëse për zhvillimet politike, duke e lidhur këtë me veprimet e Vetëvendosjes.

“Për tendencën që të mbahet përgjegjëse LDK, për lojërat dhe talljet e VV-së. Së fundmi, “ konsesusi” nuk e zëvendëson Kushtetutën.”, ka deklaruar ai.

Mustafa konsideron se qëndrimi i deputetëve që kanë kundërshtuar marrëveshjen është në funksion të respektimit të parimeve institucionale dhe demokratike.

“Qëndrimet e tyre parimore jo vetëm që i shërbejnë LDK-së por edhe vendit që të kthehet në proces të drejtë.”, ka thënë ai.

Në fund, ish-kreu i LDK-së ka propozuar edhe një veprim institucional nga opozita. Ai vlerëson se, në rrethanat aktuale, çështja duhet të dërgohet për interpretim në Gjykatën Kushtetuese.

“Në këtë situatë konsideroj se ka arsye që opozita ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese, për të parandaluar çdo sjellje dhe veprim që e cënon rendin kushtetues dhe demokracinë parlamentare. Për të gjetë zgjidhjen më të mirë për vendin.”, ka përfunduar Mustafa.

mustafakonsensuskritere

Të ngjashme

Isa Mustafa: 6 deputetët e LDK-së janë njerëz që s’i bën rrotë askush

Isa Mustafa: 6 deputetët e LDK-së janë njerëz që s’i bën rrotë askush

14:31
Isa Mustafa: Gjashtë deputetët e LDK-së mbajtën qëndrim dinjitoz e të drejtë, s'e nënshtruan partinë

Isa Mustafa: Gjashtë deputetët e LDK-së mbajtën qëndrim dinjitoz e të drejtë, s'e nënshtruan partinë

13:04

Më shumë nga Lajme

  • 23:49“Nuk e ka ditë kush është”, Buzhala tregon si iu rekomandua Lumir Abdixhikut emri i Përparim Ramës
  • 23:49Moti nesër, temperaturat deri në 32°C
  • 23:42Shihemi në ‘Prishtina 2030’ – Lojërat Mesdhetare mbyllen me flamurin e Kosovës
  • 23:27Sekuestrohen 11 motoçikleta në Pejë për kundërvajtje në komunikacion
  • 22:52Musliu kritikon VV-në: Po e përdor sërish emrin e Hashim Thaçit për luftë politike