Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Dallaveret” e pushtetit? Mustafa: Është duke i falur 4 euro m² të ndërtesave të shtetit

GD
Gazeta Demos22 tetor 2026 në 10:43
“Dallaveret” e pushtetit? Mustafa: Është duke i falur 4 euro m² të ndërtesave të shtetit

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, në seancën e sotme plenare, ka folur rreth inflacionit në vend.

Ai tha se pothuajse të gjitha familjet në Kosovë po përjetojnë rëndë rritjen e çmimeve në vend.

“Të gjithë jemi dëshmitarë për inflacionin e tmerrshëm që kemi përjetuar këto vitet e fundit në Republikën e Kosovës, nuk ka familje kosovare, mund ta them 99% e familjeve kosovare detyrohen që çdo muaj të ulen dhe të diskutojnë rreth buxhetit familjar, rreth të hyrave mujore që nuk po i mbulojnë shpenzimet mujore”.

“Sa herë që një familje kosovare del në treg apo market për të blerë ushqim, i vërejnë që çmimet çdo ditë e më tepër po rriten, e fatkeqësisht asnjëherë nuk zbresin. Sa herë nj familje kosovare del për të blerë veshmbathje për veten dhe fëmijët e tyre, vëren po të njëjtën gjë. Natyrisht, çdo familjare kosovare që ka në pronësi të tyre një automjet, sa herë që shkon në pompë të benzinës, vëren po të njëjtën gjë”.

“Por të njëjtën brengë, në atë 1% që e lash pa e përmendur, të njëjtën brengë nuk e ndajnë kryesisht disa familje, e që ndër to bëjnë pjesë edhe pushtetarët këto gjashtë vitet e kaluara, që natyrisht nuk e ndjenjë këtë brengë”, tha ai.

Ai po ashtu foli edhe për tenderat “në katër sy”, dhe çmimin e fryrë të banesave në kryeqytet.

“Prandaj kam një lutje për neve deputetët, të jemi më shumë vigjilent në punën e ministrave”, bëri thirrje ai.

“Sidomos ju të pushtetit sepse në emrin tuaj janë fituar këto vota, e pushteti po vazhdon me dallavere duke falur 4 euro metrin katror të ndërtesave të shtetit, pra pronën e shtetit, pronën e qytetarëve të Kosovë. Me shpresën që po dëgjon dikush, lus Prokurorët që të fillojnë hetimet në këto raste”, tha ai.

kosovarepushtetitmustafa

Të ngjashme

Rrustem Mustafa: Koalicioni VV-PDK mund t’i ofrojë stabilitet vendit

Rrustem Mustafa: Koalicioni VV-PDK mund t’i ofrojë stabilitet vendit

09:38

Më shumë nga Lajme

  • 11:41Qytetari gjen një kuletë në Istog, e dorëzon menjëherë në polici
  • 11:39Shiroka-Pula s’tregon nëse do ta dekretojë Ligjin për Specialen
  • 11:39Goditet kontrabanda në veri: Sekuestrohen mbi 22 automjete dhe mallra mbi 200 mijë euro, asgjësohen 504 shpezë
  • 11:37Vitia: Invalidët e luftës nuk duhet të presin për proteza, shteti mbulon të gjithë shumën
  • 11:36Irlanda shqyrton shtimin e ushtarëve në Kosovë, pas përfundimit të misionit në Liban