Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Musmurati: MF po e bllokon projektin 74-milionësh për pastrimin e Prishtinës, 100 kamionë dhe 10 mijë kontejnerë në pritje

GD
Gazeta Demos10 nëntor 2026 në 15:01
Musmurati: MF po e bllokon projektin 74-milionësh për pastrimin e Prishtinës, 100 kamionë dhe 10 mijë kontejnerë në pritje

Nënkryetarja e Prishtinës, Besianë Musmurati, ka mbajtur konferencë për media, ku ka shpalosur kronologjinë e projektit për modernizimin e sistemit të mbledhjes dhe menaxhimit të mbeturinave në kryeqytet, duke deklaruar se projekti po mbetet pa u realizuar për shkak të mosnënshkrimit të marrëveshjes nga Ministria e Financave.

Musmurati ka thënë se kapacitetet aktuale të Kompanisë Rajonale të Pastrimit janë tejet të dëmtuara, ndërsa ka theksuar se projekti i financuar përmes Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW) parasheh blerjen e 100 kamionëve të rinj, 10 mijë kontejnerëve dhe investime të tjera infrastrukturore për përmirësimin e shërbimeve të pastrimit.

Ajo ka bërë të ditur se projekti ka nisur para më shumë se tri vitesh dhe se, sipas saj, pavarësisht negociatave, marrëveshjeve dhe vendimeve institucionale, Ministria e Financave ende nuk e ka përfunduar procesin e nënshkrimit të kredisë.

“Sot dua t’u drejtohem qytetarëve të Prishtinës. Duke parë gjendjen alarmante me mbeturina në Prishtinë, dëshiroj t’i shpalos publikut se kapacitetet aktuale të Kompanisë Rajonale të Pastrimit për mbledhjen e mbeturinave janë tejet të dëmtuara. E di arsyen se çka këtu është prezantimi në vijim që duam ta bëjë, ku do të tregoj për pritjen trevjeçare të Kompanisë së Pastrimit për blerjen e 100 kamionëve të rinj, 10.000 kontejnerëve, dhe përmes një kredie prej 74 milionë eurove, nga Banka Zhvillimore Gjermane, e cila nuk po nënshkruhet.”, ka deklaruar Musmurati.

Ajo ka theksuar se gjatë konferencës do të prezantojë dokumente dhe fakte që nga viti 2023, me qëllim të paraqitjes së ecurisë së projektit dhe përgjegjësive institucionale në këtë proces.

“Për me qenë korrekt, për të treguar gjendjen reale në raport me Bankën Gjermane për Zhvillim, unë do të paraqes të gjitha faktet për këtë projekt që po dështon për shkak se Ministria e Financave nuk po e nënshkruan. Prandaj kërkoj edhe mirëkuptimin tuaj për prezantimin e dokumenteve dhe fakteve që nga viti 2023 e deri më sot. Këtu, siç po e shihni, ne kemi një kronologji të datave me takime, negociata, vendime të qeverisë dhe dakordime mes të gjitha palëve për të filluar me implementimin e projektit. Po duhet nisur prej fillimit, sepse është me rëndësi që qytetarët ta kuptojnë se ky projekt nuk ka filluar dje”, ka thënë ajo.

Sipas Musmuratit, kontaktet e para për këtë projekt kanë nisur në maj të vitit 2023, kur është mbajtur takimi i parë ndërmjet Kompanisë së Pastrimit dhe Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW). Ndërkaq, në tetor të po atij viti janë zhvilluar takime me institucionet përkatëse, përfshirë Ministrinë e Financave, dhe ka nisur përgatitja e projektit.

“Që në maj të vitit 2023, kur ka ndodhur takimi i parë mes Kompanisë së Pastrimit dhe KfW-së gjermane, në tetor të po atij viti u zhvilluan takime me të gjitha institucionet, duke përfshirë Ministrinë e Financave, dhe ka filluar përgatitja e këtij projekti tepër të rëndësishëm për kryeqytetin dhe gjithë rajonin e Prishtinës. Pra, po flasim për një proces institucional që ka nisur para më shumë se tri vitesh.”

Gjatë prezantimit, Musmurati ka shpjeguar se projekti është ndarë në dy faza. Faza e parë parasheh një grant prej 4.1 milionë eurosh nga Qeveria gjermane dhe një kredi të butë prej 20 milionë eurosh, ndërsa faza e dytë përfshin investime prej 50 milionë eurosh.

“E çka parashikon ky projekt? Projekti është i ndarë në dy forca: forca e parë parashikon 4.1 milionë euro grant nga qeveria gjermane për qeverinë e Kosovës, për të angazhuar konsulencat fillestare për të filluar projektin, si dhe 20 milionë euro kredi e butë për blerjen e 100 kamionëve të rinj, 10.000 kontejnerëve të rinj, platformave për kontejnerë në vlerë prej 1 milion eurove dhe konsulenca të tjera. Si dhe fota e dytë, siç e shihni këtu, investime prej 50 milionë eurove për të krijuar për të blerë edhe më shumë kamionë sipas nevojës, edhe më shumë kontejnerë sipas nevojës, si dhe për të krijuar qendrën për riciklimin dhe kompostimin e mbeturinave”, theksoi ajo.

Ajo ka prezantuar edhe marrëveshjen e parë të arritur në tetor të vitit 2023, e cila, sipas saj, ishte nënshkruar nga kryetarët e komunave të rajonit të Prishtinës, ministrat përkatës, Kompania e Pastrimit dhe Banka Gjermane për Zhvillim.

“Kjo që po e shihni këtu është marrëveshja e parë për projektet e KfW-së gjermane, që është arritur në tetor të vitit 2023. Këtu parashikohej faza e parë e projektit, ku qeveria gjermane ofronte 4.1 milionë euro siç e thashë më herët dhe kredinë e butë prej 20 milionë eurove. Kjo marrëveshje, siç e shihni nga këtu, është nënshkruar nga të gjithë, do të thotë kryetarët e komunave nga rajoni i Prishtinës, duke përfshirë kryetarin e Komunës së Prishtinës, ministri Hekuran Murati, ministri i Mjedisit, kompania Pastrimi, si dhe Banka Zhvillimore Gjermane. Pra, në tetor të vitit 2023 është arritur marrëveshja fillestare për fillimin e këtij projekti“, thotë Musmurati.

Musmurati ka sqaruar edhe kushtet financiare të kredisë së butë prej 20 milionë eurosh, duke theksuar se ajo kishte maturitet prej 38 vjetësh, periudhë grejs prej gjashtë vjetësh dhe normë interesi prej 0.75 për qind.

“Kredia e butë, e cila ishte prej 20 milionë eurove, kishte maturitet 38 vjet, 6 vjet periudhë grejse, me interes 0.75%. Pra, po flasim për një kredi jashtëzakonisht të volitshme për Republikën e Kosovës.”, ka deklaruar ajo.

Sipas kronologjisë së prezantuar nga nënkryetarja e Prishtinës, më 30 prill 2024 kanë nisur negociatat zyrtare bilaterale ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë gjermane. Në këto negociata ishte përfshirë edhe projekti për pastrimin e Prishtinës.

“E çka ndodhi me 30 prill 2024? Me 30 prill 2024 filluan negociatat zyrtare bilaterale mes qeverisë së Kosovës dhe qeverisë gjermane. Pjesë e këtyre negociatave ishte edhe projekti për pastrimin e Prishtinës, ku parashikohej të fillojë ky projekt tepër i rëndësishëm. Këtë e keni edhe një pjesë të agjendës, ku shihet që pjesëmarrës kanë qenë: Ministria e Financave, Banka Zhvillimore Gjermane, Komuna e Prishtinës dhe akterë të tjerë tepër të rëndësishëm“, tha ajo.

Ajo ka bërë të ditur se më 10 shtator 2024, Ministria e Financave ishte njoftuar për miratimin e projektit nga Qeveria gjermane, në vlerë prej 24.1 milionë eurosh për fazën e parë dhe 50 milionë eurosh për fazën e dytë. Ndërkaq, më 26 shtator 2024, Qeveria gjermane i kishte dërguar Qeverisë së Kosovës draft-marrëveshjet për grantin dhe kredinë e butë.

“Më pas, normalisht, pasi që u përfundua procesi i negociimit mes të dy qeverive, me 10 shtator 2024 u njoftua Ministria e Financave se qeveria gjermane e miratoi projektin prej 24.1 milionë eurove dhe 50 milionë eurove për fazën e dytë. Me 26 shtator 2024 u dërguan draft-marrëveshjet për grantin dhe kredinë e butë nga qeveria gjermane te qeveria e Kosovës. Pra, që nga shtatori 2024 Hekuran Murati e ka pasur në tavolinë nënshkrimin e kredisë për implementimin e këtij projekti për pastrimin e Prishtinës“, u shpreh ajo.

Një nga dokumentet që Musmurati e ka veçuar gjatë konferencës është vendimi i Qeverisë së Kosovës i datës 18 dhjetor 2024, përmes të cilit ishte miratuar nisma për marrëveshjen e kredisë me KfW-në dhe Kompaninë e Pastrimit.

“Një gjë tepër me rëndësi gjithashtu, është se një datë tjetër me rëndësi është edhe 18 dhjetori 2024, ku kemi, siç po e shihni, ky është edhe dokument publik, qeveria miraton nismën e marrëveshjes së kredisë me KfW-në dhe kompaninë Pastrimi. Vendimi mban numrin 17 për 238 dhe është nënshkruar nga vetë kryeministri Albin Kurti. Pra, e shihni këtu, është vendim i qeverisë. Çka është tepër me rëndësi nga ky vendim, është që vetë Albin Kurti e obligon Hekuran Muratin të bëjë implementimin e këtij projekti“, theksoi ajo.

Sipas saj, pavarësisht këtij vendimi dhe dokumentacionit të përgatitur, marrëveshja nuk është nënshkruar nga Ministria e Financave.

“Që nga 18 dhjetori 2024 deri në mars 2026, dokumentacioni i KfW-së vazhdoi të presë finalizimin e marrëveshjes. Marrëveshja e kredisë figuronte ende si një marrëveshje në letër dhe marrëveshje në pritje për nënshkrim nga Ministria e Financave“, tha ajo.

musmuratiprishtinësmijë

Të ngjashme

“Kah po shkon “truri”, Lirim Krasniqi në Pressing: Në vitin 2015 u larguan mbi 70 mijë persona nga vendi , në 37 mijë në vitin 2024

“Kah po shkon “truri”, Lirim Krasniqi në Pressing: Në vitin 2015 u larguan mbi 70 mijë persona nga vendi , në 37 mijë në vitin 2024

22:03
Labi befason: Mbi 200 mijë euro i fitova prej kur dola nga Big Brother

Labi befason: Mbi 200 mijë euro i fitova prej kur dola nga Big Brother

17:24
Rasti i Vlora Hysenit, raportohet se SPAK po e heton edhe për një transfer 450 mijë eurosh te vëllai i saj në Gjermani

Rasti i Vlora Hysenit, raportohet se SPAK po e heton edhe për një transfer 450 mijë eurosh te vëllai i saj në Gjermani

21:03

Më shumë nga Lajme

  • 16:14Lista Studentore hyri në Kosovë, e quajti pjesë të Serbisë, institucionet tona nuk tregojnë kush ua dha lejen
  • 16:00Apel për ndihmë: Leka, vetëm 2 vjeç, ka nevojë urgjente për trajtim të specializuar
  • 15:59Asambleja e PS më 14 nëntor, Veliaj kërkesë Sekretarit të Përgjithshëm të PS dhe SPAK-ut për të marrë pjesë
  • 15:55Policia në kërkim të Fidan Kamishollit, dyshohet për vjedhje të rëndë – kërkohet ndihma e qytetarëve
  • 15:08Shiroka Pula pret në takim shefin e EULEX-it, diskutojnë për sundimin e ligjit