Një apel për solidaritet po bëhet për Lekën, vetëm 2 vjeç, i cili po përballet me një sëmundje të rëndë dhe ka nevojë urgjente për trajtim të specializuar.
Familjarët apelojnë që përveç ndihmës financiare, qytetarët ta shpërndajnë këtë thirrje, në mënyrë që ajo të arrijë te sa më shumë njerëz.
Të gjithë ata që dëshirojnë ta ndihmojnë Lekën, mund të kontaktojnë në numrin:
WhatsApp / Viber: +383 44 770 464
Njoftimi:
Të dashur miq, shokë, dashamirë dhe të gjithë ju njerëz vullnetmirë,
Ju drejtohem me një apel të sinqertë për solidaritet dhe ndihmë për Lekën, vetëm 2 vjeç, i cili po përballet me një sëmundje të rëndë dhe ka nevojë urgjente për trajtim të specializuar.
Në një moshë kur çdo fëmijë duhet të shijojë lojën, buzëqeshjen dhe përqafimin e familjes, Leka po përballet me një betejë të vështirë për jetën.
Ju ftoj të gjithëve që, sipas mundësive tuaja, të kontribuoni për t'i dhënë Lekës shpresë dhe mundësinë për të jetuar e për t'u rritur si gjithë fëmijët e tjerë.
