Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim ambasadoren e Zvicrës në Kosovë, Anne-Lise Cattin Hennin, me të cilën diskutoi për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve, bashkëpunimin e ndërsjellë dhe mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës për Kosovën.
Presidentja Shiroka Pula vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, duke theksuar se ky shtet vazhdon të jetë një nga partnerët më të rëndësishëm të vendit tonë, si në aspektin politik, ashtu edhe në atë ekonomik dhe zhvillimor.
Ajo shprehu mirënjohjen për angazhimin shumëvjeçar të Zvicrës në zhvillimin e Kosovës, mbështetjen në procesin e shtetndërtimit dhe në rrugëtimin evropian të vendit.


