Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Musliu - VV-së: Erdhët në pushtet duke premtuar zhbërjen e Speciales, pse nuk po e zhbëni?

GD
Gazeta Demos30 shtator 2026 në 09:45
Musliu - VV-së: Erdhët në pushtet duke premtuar zhbërjen e Speciales, pse nuk po e zhbëni?

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ndaj kritikave lidhur me qëndrimin e saj në kohën kur u dënua Cali, ish-pjesëtari i UÇK-së, Salih Mustafa.

Musliu ka thënë se, në pamundësi për të vepruar institucionalisht dhe duke e konsideruar veten politikisht të pafuqishme për të marrë vendime në Kuvend, kishte dalë në protestë së bashku me qytetarët.

“Për të gjithë ata që pyesin: ‘Çfarë bëre dhe ku ishe kur u dënua Cali?’, kjo është përgjigjja”, ka shkruar Musliu.

Ajo ka akuzuar shumicën parlamentare të atëhershme dhe aktuale se, ndonëse kishte ardhur në pushtet me premtimin për zhbërjen e Gjykatës Speciale, nuk kishte ndërmarrë hapa konkretë për ta realizuar këtë.

“Ata që ishin shumicë parlamentare atëherë dhe janë shumicë edhe sot, e që erdhën në pushtet duke premtuar se do ta zhbënin Gjykatën Speciale, në vend që të ndërmerrnin hapa konkretë, falsifikuan fotografi nga protestat për t’i ushqyer militantët e tyre trushpërlarë, të cilët çdo ditë më sulmojnë me këto fotografi të montuara.( foto 4 e montuar)

Përgjigjja ime është e thjeshtë: unë isha në SHESHE me qytetarët. Ata ishin në pushtet.

Andaj, para se të drejtojnë gishtin nga ne, le të tregojnë pse nuk e zhbënë Gjykatën Speciale, megjithëse pushtetin e morën me premtimin se do ta zhbënin këtë Gjykatë”, tha ajo.

musliupushtetpremtuar

Të ngjashme

Musliu i kërkon Rizvanollit garanci për furnizimin me rrymë gjatë dimrit: Qytetarët u mbytën duke paguar

Musliu i kërkon Rizvanollit garanci për furnizimin me rrymë gjatë dimrit: Qytetarët u mbytën duke paguar

21:16

Më shumë nga Lajme

  • 15:48Nesër vendimi i ri për Hashim Thaçin në Hagë, Prokuroria kërkon edhe gjashtë vjet burgim
  • 15:45Ministri Muja e bën “tullug”, e ndez duhanin në ambient të mbyllur
  • 15:44Serbia nesër e konstituon Kuvendin, kryetari i ri do të jetë edhe ushtrues detyre i presidentit
  • 15:43“Kërkesat janë absurde”, Kallas flet për kushtet e Rusisë për paqe në Ukrainë
  • 15:36Kënga nacionaliste, Rama nga Brukseli: Të mos kalojë në heshtje, Serbia të njohë Kosovën