Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Musliu: UÇK është më e madhe se PDK, VV e partitë e tjera

GD
Gazeta Demos8 shtator 2025 në 20:24
Musliu: UÇK është më e madhe se PDK, VV e partitë e tjera

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka komentuar punimin shkencor të kryetarit të Kuvendit, Dimal Bashës, në të cilin Ushtria Çlirimtare e Kosovës kritikohet ashpër.

Musliu tha se në momentin që ky punim është bërë publik, Basha do të duhej të jepte dorëheqje, ose të kërkohej shkarkimi i tij.

“Konsideroj që përveç aktit të shëmtuar që e ka bërë Dimal Basha, dhe veprës së shëmtuar që e ka bërë Dimal Basha në raport me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, gabimi më i madh dhe më fatal është kur ai tenton të mashtrojë opinionin se gjoja ai nuk e ka ditur që ekziston një studim i tillë”, u shpreh Musliu.

Në rastin e Dimal Bashës, ku deputetja Musliu nuk pati votë që ai të zgjidhet kryekuvendar, ajo tha se për të “është më mirë t’i bëj nder zotit Kurti, sesa ta dëmtoj Kosovën”.

“Sepse unë vlerësoj se më e madhe se Partia Demokratike është Ushtria Çlirimtare e Kosovës, më e madhe se Lëvizja Vetëvendosje dhe të gjitha partitë politike është Kosova. Dhe thjesht ka ardhë koha që ne të mos votojmë të frustruar, mos të votojmë me inate politike, mos të votojmë me inate personale, por të votojmë mbi bazën e të drejtës së vendit tonë”, tha Musliu

pdk ganimete musliu

Më shumë nga Lajme

  • 22:01Policia vazhdon kontrollet në Jabukë të Zubin-Potokut
  • 21:54KMShK u bën thirrje mediave të respektojnë etikën: Të mos publikohen pamje që cenojnë dinjitetin e njeriut
  • 21:54Zemaj akuzon VV-në: Rrëshqitje në anarki dhe kapje të shtetit
  • 21:52“Kujdes nga eklipsi diellor”, mjekët japin udhëzimet për ta parë pa rrezikuar sytë: Syzet e diellit nuk mjaftojnë
  • 21:43“S’duhet me qenë jurist për me i kuptu shkeljet”, Daka: Afati për konstituimin e Kuvendit ka kaluar