Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka folur për protestat e qytetarëve që po kundërshtojnë vendimin dënues të Gjykatës Speciale karshi ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ajo theksoi se në protestën ku disa qytetarë vendosnin maska, e njëjta dhe disa figura të njohura politike, kanë bërë thirrje t’i largojnë ato, transmeton Klankosova.tv.
“Kemi kërkuar në vazhdimësi që të hiqen maskat. Nuk kemi nevojë që të fshihemi pas askujt, as pas maskave për të mbrojtur vlerat e kombit. Këtë thirrje ua kam drejtuar edhe të rinjve e të rejave që kanë qenë atë ditë, ku unë mendoj se ata i kanë vendosur më shumë për shkak të trendit, sesa për të mbuluar diçka. Por duke pasur parasysh se ka pasur tentativa, edhe të jepen drejtime e kahje të këqija, edhe sot shfrytëzoj rastin përmes kësaj studio, të gjithë të rinjve e të rejave që marrin pjesë në këto protesta, e që kanë të drejtë të plotë, nuk kanë nevojë të vendosin maska”, u shpreh Musliu në emisionin “Kosova Today”.




