Ganimete Musliu ka reaguar ndaj deklaratës së ish-presidentes Vjosa Osmani lidhur me përfaqësimin e flamurit të Kosovës në forume ndërkombëtare.
Musliu akuzoi Osmanin për, siç tha, heshtje prej pesë vitesh e gjysmë dhe mashtrim ndaj qytetarëve, duke pretenduar se vetëm tani po e pranon një realitet që opozita e kishte ngritur më herët.
Ajo tha se politikanët që, sipas saj, dëmtojnë dinjitetin e Kosovës për interesa personale nuk duhet të mbështeten nga qytetarët.
