Deputetja e Partia Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu, ka folur sërish për zhvillimet politike në vend, duke theksuar se PDK-ja, sipas saj, asnjëherë nuk e ka vendosur interesin partiak mbi atë shtetëror.
Në Edicionin Special, ajo u shpreh se partia e saj nuk është e interesuar për pozita apo oferta politike, por për funksionalizimin e shtetit, ndërsa akuzoi Vetëvendosjes për tendenca të kapjes së institucioneve.
Musliu shtoi se PDK nuk ndihet e shantazhuar dhe nuk e konsideron detyrë të saj zgjidhjen e institucioneve, duke theksuar se përgjegjësia i takon Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje.
“PDK asnjëherë nuk e ka pas interesin e vet, para interesit të shtetit. Nuk jemi të interesuar për pozita dhe oferta të tij, jemi të interesuar me funksionu shtetit. Për ta është me interes kapja e shtetit. Kur qytetari t’i ka dhënë 51% dhe t’i tallet në këtë mënyrë, kjo nuk do koment. Ne asnjëherë nuk jemi ndi të shantazhum sepse nuk i kemoi borxh asgjë. Nuk është detyrë e PDK-së me i zgjedh institucionet e vendit. Qytetari ia ka dhanë Albin Kurtit dhe VV-së. Numrat i ka, i mungon vullneti, qëllimi i mirë, dëshira dhe ai nuk mundet me jetu pa kriza.” – u shpreh Musliu.
